9.7 C
Prizren
E premte, 19 Dhjetor, 2025

Vihet gurëthemeli i Memorialit të komandant “Drinit”

Është vënë gurëthemeli i Memorialit të Ekrem Rexhës- “Drinit”.

Kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka, tha se qytetarët pas ndërtimit të Memorialit, do të kenë mundësi të kujtojnë veprën dhe jetën e komandant ‘Drinit’.

Drejtori i Administratës, Osman Hajdari, tha Memoriali është i vogël karshi veprës madhore të “Drinit”

Vlera e përgjithshme e kontratës për ndërtimin e memorialit është rreth 139.500 euro./Tv Prizreni

VIHET GURTHEMELI I PARKUT MEMORIAL NË PRIZREN- KOMANDANT DRINI

VIHET GURTHEMELI I PARKUT MEMORIAL NË PRIZREN- KOMANDANT DRININë 21 vjetorin e çlirimit të Prizrenit, është vënë edhe gurthemeli për ndërtimin e memorialit të Ekrem Rexhës – komandant Drinit. Të premten me një ceremoni solemne, është vënë gurthemeli për ndërtimin e parkut memorial kushtuar Ekrem Rexhës-komandant Drinit. Pjesë e kësaj ceremonie, pos zyrtarëve lokal e familjarëve, ishin të pranishëm edhe anëtarë të shoqatave të dala nga lufta dhe përfaqësues fetarë. Në një fjalë rasti, kryetari i komunës Mytaher Haskuka, shprehu besimin se ky park memorial do të jetë një vend ku qytetarët do të ndjehen mirë dhe do të kujtojnë veprën dhe jetën e komandant Drinit, përkundër faktit se një projekt i tillë është dashur të jetësohet edhe më parë. Vënia e gurthemelit për memorialin kushtuar familjarit të tyre, është mirëpritur nga djali dhe bashkëshortja e komandant Drinit, të cilët shprehen besimin se projekti do të jetësohet në ditëlindjen e tij, si dhe falënderuan të gjithë ata që mundësuan që të filloj realizimi i këtij projekti. Drejtori i Administratës, Osman Hajdari, tha se ky park memorial është i vogël karshi veprës madhore në shërbim të çlirimit të vendit që ka bërë komandant Drinit, dhe njoftoi se dinamika e punimeve për realizimin e këtij projekti do të jetë 90 ditë. Ndryshe, vlera e përgjithshme e kontratës për ndërtimin e memorialit është rreth 139.500 euro, kanë bërë të ditur zyrtarë komunal të Prizrenit.

Gepostet von Televizioni Prizrenit am Freitag, 12. Juni 2020

Më Shumë

Vdes shoferi i kamionit që u aksidentua në autostradë

Sot, rreth orës 13:00, në segmentin e autostradës Mazgit-Prishtinë, ka ndodhur një vetaksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident është përfshirë një kamion, i...

Rahoveci pret Pejën

Java e 11-të e kampionatit të basketbollit mbyllet sonte me përballjen mes Rahoveci 029 dhe GO+ Peja, raporton PrizrenPress. “Vreshtarët” deri më tani kanë regjistruar...

Lajmet e Fundit