9.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Vendos Ministria e Arsimit: Ndërpritet mësimi plotësues për klasat e nënta

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ka marrë vendim për ndërprerjen e mësimit plotësues për nxënësit e klasave të 9-ta, si masë parandaluese dhe mbrojtëse për shëndetin e fëmijëve, mësimdhënësve, stafit të angazhuar dhe familjeve të tyre.

Lajmin e ka bërë të ditur MASH, nëpërmjet një komunikate.

“Këtë vendim, ministri Likaj e ka marrë për shkak të situatës së krijuar gjatë kësaj jave dhe duke u bazuar në informatat e pranuara nga tereni, ku është konstatuar se nuk po respektohen disa nga masat e rekomanduara nga Qeveria, Ministria e Shëndetësisë (MSH) dhe IKSHPK, e në veçanti distanca fizike, mbajtja e maskave, mbajtja e higjienës personale, matja e temperaturës”, thuhet në njoftim.

“Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) deri më sot ka zbatuar të gjitha rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) për parandalimin e COVID-19, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të nxënësve të përfshirë në procesin e mësimit plotësues dy javor dhe përgatitjeve për Testin e Arritshmërisë”, thuhet në Vendim, me të cilin janë obliguar Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA-të) që ta zbatojnë deri në një vendim tjetër.

“MASh është e përkushtuar me të gjitha kapacitetet dhe mundësitë për përkrahje të DKA-ve për përfundimin me sukses të vitit shkollor 2019/2020, të vetëdijshëm për sfidat me të cilat po përballemi në kohë pandemie”, përfundon komunikata.

Më Shumë

Kosovë–Turqi në ekran të madh në Shatërvan

Prizreni do të marrë atmosferë festive të martën më 31 mars, kur në "Shatërvan" do të organizohet shikimi publik i ndeshjes mes Kosovës dhe...

Prokuroritë nga Prizreni e Kukësi dakordohen për forcim bashkëpunimi

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, është pritur në një takim pune nga drejtuesja e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, Griselda Haxhiaj. Takimi...

Lajmet e Fundit