4.7 C
Prizren
E shtunë, 28 Mars, 2026

Kujtim Gashi: Qeveria “Kurti” i keqpërdori mjetet e Pakos Emergjente

179 milionë euro, ish-Qeveria “Kurti”, i ndau për pakon emergjente. Por, vetëm 54 milionë e mjeteve të kësaj pakoje u shpenzuan.Edhe këto të holla, Kujtim Gashi i PDK-së thotë se u keqpërdorën, meqë sipas tij, ato u derdhen në llogaritë e aktivistëve të Vetëvendosjes dhe kompanive që janë të afërta me këtë subjekt.

“Nuk ka qenë asgjë më shumë sesa një mashtrim i radhës i Qeverisë “Kurti”, për faktin se ka dyshime të mëdha, se nga ky fond emergjent është keqpërdorë miliona euro, të cilat kanë shkuar te militantet e Lëvizjes Vetëvendosje apo të kompanitë që kanë qenë të afërta me këtë subjekt politik. Natyrisht dyshimet bëhen më të mëdha, sepse nga ndarja e 179 milionë eurove, ne e dinim se kemi realizim të kësaj pako me shumën e 54 milionë eurove apo 30 % të asaj që është planifikuar fillimisht”, u shpreh ai.

E për këto keqpërdorime, Gashi, thotë të kenë dërguar një lëndë të organet kompetente.

“Ne përmes deputetëve tanë në Grup Parlamentar, përkatësisht përmes anëtarëve tonë ne Komisionin e Shëndetësisë, tashmë një lëndë e kemi dërguar në organet kompetente sepse ka dyshime që mjetet financiare, Qeveria “Kurti” i ka keqpërdorë në blerjen e gjërave të ndryshme për pandemi dhe në procedurat urgjente”, theksoi ai për Front Online.

Më Shumë

Sytë e gjithë shqiptarëve në Varshavë

Erdhi dita. Gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që dashurojnë futbollin, do të jenë me sy e zemër në Varshavë, ku Kombëtarja shqiptare luan ndeshjen...

Historike: Kosova drejt “Ëndrrës Amerikane”

“Dardanët” kanë marrë një fitore të madhe 4-3 ndaj Sllovakia në Bratislavë, në ndeshjen e play-off-it për FIFA World Cup 2026. Kosova u rikthye fuqishëm...

Lajmet e Fundit