Pioli: Na vjen keq që u eliminuam, tani duhet të mendojmë për Europën

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, komentoi në konferencën për shtyp eliminimin nga Juventus në Kupën e Italisë: “Më vjen keq ta them këtë, por penalltia në ndeshjen e parë vendosi fatin e dy takimeve. Në fillim të sfidës ndjemë një presion të fortë nga Juventus dhe nuk ishim të pozicionuar mirë në fushë. Fatkeqësisht, ne nuk ishim në gjendje të shënonim dhe kështu nuk shkuam në finale. Tani duhet të mendojmë për Europën”.

Efekti i rikthimit në fushë?
“Të kthehesh të luash në këtë atmosferë, ishte shumë e çuditshme. Por është  e rëndësishme që u kthyem me frymën e duhur. Na vjen keq për faktin se nuk ia arritëm qëllimit.”

Më Shumë

Prizreni përkujton 27-vjetorin e masakrës së Korishës

Në 27-vjetorin e masakrës së Korishës, janë zhvilluar sot aktivitete përkujtimore në nderim të 77 civilëve të vrarë më 13 maj 1999, ndër ta...

Junior 06 shpallet kampione e Kosovës në U14 për të katërtin vit radhazi

Ekipi i vajzave U14 të Junior 06 Moni Bau është shpallur kampion i Kosovës për edicionin 2025/26, pasi mposhti Trepçën me rezultat 53:38 në...

Lajmet e Fundit