Çifti britanik vazhdon rrugëtimin pas tre mujash bllokimi në Prizren

Një çift britanik ka lënë Prizrenin pas tre muajve, ku kishte mbetur i bllokuar për shkak të pandemisë së koronavirusit.

“Mike Elm dhe Rosie Watson pas më shumë se tre muaj qëndrimi në Prizren, vazhduan rrugëtimin e tyre, të cilin e kishin nisur me biçikletë nga Austria për në Mongoli, me qëllim të ngritjes së vetëdijes për ndryshimet klimatike”, ka njoftuar Mytaher Haskuka, kryetar i Prizrenit.

“Si pasojë e pandemisë dhe mbylljes së kufijve, ata mbetën në Kosovë dhe vendosën të qëndrojnë në Prizren, në më të bukurin vend. Sot para nisjes, ata më vizituan në zyre, me të cilët shijuam kafen e mëngjesit”.

“Tani kemi dy “prizrenas” të cilët do të lobojnë për qytetin tonë. Me shpresë që do të arijnë të përfundojnë rrugëtimin e tyre…”

Fotografia e Mytaher HaskukaFotografia e Mytaher Haskuka

Më Shumë

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Liria sot në Ferizaj, i duhet vetëm fitorja për playoff-in

Liria zhvillon sot ndeshjen e fundit të sezonit në Raiffeisen Liga e Parë, ku në Ferizaj përballet me Dinamon në një duel vendimtar për...

Lajmet e Fundit