6.2 C
Prizren
E hënë, 20 Janar, 2025

LDK njofton zyrtarisht për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat në parti

LDK njofton zyrtarisht për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga pozitat në parti

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shkarkuar Vjosa Osmanin nga pozita e saj si nënkryetare e partisë.

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së

Ju falënderoj për shprehjen e qëndrimit tuaj në letrën që ua përcolla sot më dt. 20 qershor 2020.
Kam nderin tu njoftoj se deri në përfundim të afatit të shprehjes së qëndrimit tuaj, më 20 qershor 2020 në ora 19:00, pyetjeve: A e përkrahni propozimin që z. Avdullah Hoti të jetë nënkryetar i LDK-së, nga 123 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 99 anëtarë, prej tyre 92 janë shprehur për (Po); 3 janë shprehur kundër (Jo), 4 kanë abstenuar dhe 24 nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim.

Ndërsa për sa i përket propozimit për lirimin e znj. Vjosa Osmani nga pozita e nënkryetares dhe nga Kryesia e LDK-së, nga 123 anëtarë aktual të Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë përgjigjur 95 anëtarë, prej tyre 70 janë shprehur për (Po); 16 janë shprehur kundër (Jo), 9 kanë abstenuar dhe 28 nuk janë përgjigjur, s’kanë marrë pjesë në votim.

Në bazë të kësaj, si Kryetar i LDK-së konstatoj se Këshilli i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës VENDOSI që:
z. Avdullah Hoti të zgjedhet nënkryetar i LDK-së;
znj. Vjosa Osmani të lirohet nga pozita e nënkryetares së LDK-së dhe anëtares së Kryesisë.

Me respekt,
Kryetari i LDK-së
Isa Mustafa


Vjosa Osmani shkarkohet nga pozitat në LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur ta shkarkojë Vjosa Osmanin nga pozitat e saj në këtë parti. Osmani ishte pjesë e anëtarësisë së kryesisë së LDK’së dhe nënkryetare e saj, megjithatë Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së, vendosi të shkarkojë Osmanin nga këto pozita.

Lajmin e ka konfirmuar deputeti nga radhët e LDK’së Haxhi Avdyli.

“Vendimi i skandaloz për kinse shkarkimin permes Email të Vjosa Osmanit nga organet drejtuese të LDK-së, i inicuar nga njerzit pa legjitimitet qytetar, paraqet vetem një manipulim interneti e asgje më shumë. Votimi i përmes email është një vendim mashtrues dhe frigacak si gjithmonë i disa njerzëve që skanë guxim qytetar të maten e thirren si pronarë të LDK-së . Këta se kanë problem edhe ti manipulojnë rezultatet. Egziston mundesia që rezultatet i ketij sondazhi Online mund te jenë manipuluar prandaj ska vlerë as juridike as obligativ për askënd. Ne dhe secili aktivistë i LDK-së do e konsiderojnë këtë vetëm si nje sondazh pavlerë derisa ky vendim të mos mirret konform rregullave demokratike”, shkroi Avdyli.

Propozimi për shkarkimin e Vjosa Osmanit nga këto pozita erdhi nga kryetari i LDK’së, Isa Mustafa, drejtuar Këshillit të Përgjithshëm të partisë me arsyetimin se Osmani doli kundër qëndrimeve të partisë, duke mos votuar qeverinë e kryeministrit aktual, Avdullah Hotit.

E postin e nënkryetarit të LDK’së, pas shkarkimit të Osmanit është propozuar që ta zë Hoti.

Kujtojmë se edhe më parë Osmani kishte dalë kundër qëndrimeve të LDK’së.

Osmani për një kohë kishte prishur raportet me Isa Mustafën kur nuk e kishte votuar për Kryeministër në dhjetor të vitit 2014.

Mirëpo, Osmani ishte pajtuar me Mustafën dhe kishte përkrahur Avdullah Hotin për Kryeministër në zgjedhjet e 2017’ës, kur LDK dështoi, po ashtu, të dalë e para.

Osmani përfundimisht ishte pajtuar me Kryetarin e LDK’së në zgjedhjet e fundit partiake kur Mustafa e pranoi për Nënkryetare dhe kërkoi votat e partisë për ta bërë edhe Shefe të Qeverisë./GazetaExpress/

Më Shumë

Deputeti nga radha e LDK-së, Xhavit Ukaj: Mbështetja dhe besimi i banorëve janë motivi ynë për të vazhduar punën

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Xhavit Ukaj gjatë ditës së djeshme ka mbajtur një takim në Atmaxhë të Prizrenit me banorët e...

Stinori pranveror i Superligës së Femrave nis me derbin Bashkimi – Prishtina

Superliga e Femrave në Basketboll rikthehet këtë javë me fillimin e stinorit pranveror, i cili hapet me derbin e shumëpritur mes KBF Bashkimi dhe...

Lajmet e Fundit