-2.1 C
Prizren
E hënë, 13 Janar, 2025

Inspektorati në Malishevë: Nuk lejohet organizimi i dasmave në lokale hoteliere

Organizmi i dasmave dhe ahengjeve tjera në lokalet hoteliere ende nuk është i lejuar, prandaj ju bëhet thirrje publike lokaleve hoteliere, që të mos lejojnë organizimin e dasmave apo ahengjeve në lokalet e tyre.

Këtë thirrje, pronarëve të lokaleve hoteliere, ju ka bërë sot, Inspektorati komunal në Malishevë, duke kërkuar nga pronarët e këtyre lokaleve, që të respektojnë vendimet dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse për shëndetësi.

Për këtë problematikë, drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, Dibran Kastrati, edhe njëherë ka sqaruar opinion e gjerë dhe pronarët e lokaleve, se organizimi i dasmave dhe ahengjeve, nuk lejohet, pasi institucionet përgjegjëse shëndetësore, i kanë ndaluar, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, dhe kjo është një prej masave për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Ne si inspektorat jemi të detyruar të veprojmë për zbatimin e këtyre masave, prandaj, të bëjmë edhe pak durim në tejkalimin e kësaj situate pandemike me virusin korona dhe të mos bëhemi shkaktar të përhapjes eventuale të virusit. Në komunën tonë, ka kohë që është një situatë stabile dhe nuk kemi raste aktive me COVID-19, dhe kjo është meritë e përbashkët e qytetarëve dhe institucioneve që janë të angazhuar në menaxhimin e situatës me COVID-19, si dhe në parandalimin e përhapjes së virusit, dhe për këtë ne duhet të tregojmë ende kujdes”, ka thënë drejtori Kastrati.

“Gjatë kësaj fundjave kemi pasur raste të tentimit të organizimit të dasmave dhe ahengjeve tjera, dhe për këtë qëllim, së bashku edhe me Policinë e Kosovës, jemi detyruar të ndërhyjmë në ndërprerjen e tyre. Edhe njëherë apelojmë tek pronarët e lokaleve hoteliere, por edhe tek qytetarët, që të vazhdohet me zbatimin në përpikëri të masave dhe vendimeve qeveritare, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit dhe jetës së qytetarëve”, ka bërë thirrje drejtori Kastrati./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Atdhetarizmi si diskurs politik – maskë e mungesës së ideve të guximshme dhe planeve zvillimore

Enver Sulaj Mes atdhetarizmit si diskurs politik dhe akuzave të ndërsjella pozitë-opozitë, duket se po zhvillohet ajo, që mund ta quajmë fushatë e heshtur apo...

Dy persona në Prizren arrestohen për demolim vilash dhe armëmbajtje pa leje

Dy persona janë arrestuar pasditen e së hënës në Prizren, pasi kanë demoluar disa vila dhe shtëpinë e një personi tjetër. Sipas Policisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit