11.5 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Në Prizren realizohet projekti “Auto-Kamp”, i pari në Kosovë (Foto)

Komuna e Prizrenit, pas realizimit të projekteve të ndryshme për pasurimin e ofertave turistike në Prizren, si kajaku, çiklizmi malor, paragllajdi, via-ferrata, shtigjet e ecjeve dhe vende për piknik, sot ka bërë lansimin e projektit të ri për “Auto-Kamp”, i pari i llojit të tillë në Kosovë, transmeton PrizrenPress.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka gjatë lansimit ka njoftuar se në kuadër të këtij projekti janë krijuar hapësira për 10 vetura për kamping, hapësira gjelbëruese, ulëse për pushim, pajisje sportive dhe lodra për fëmijë.

“Në këtë vend tanimë turistët vendorë dhe ndërkombëtarë mund furnizohen edhe me rrymë dhe nevojat tjera që iu duhen një vend-kampingu të tillë. Kjo është vetëm faza e parë e këtij projekti, ku investimet do të vazhdojnë edhe më tej me kyqjen e ujit, vendosjen e dush-kabinave, si dhe do të bëhet qasja në rrugën kryesore”, ka shprehur Haskuka.

Ai po ashtu ka falënderuar shoqatën e bjeshkatarëve Sh.B. Sharri për gatishmërinë e treguar për mirëmbajtjen e kësaj hapësire që ndodhet vetëm një kilometër larg nga qendra e qytetit, ndërkaq ftoi të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë por edhe ta mbrojnë këtë ambient, si pasuri e të gjithë qytetarëve./PrizrenPress.com

Fotografia e Mytaher HaskukaFotografia e Mytaher HaskukaFotografia e Mytaher HaskukaFotografia e Mytaher HaskukaFotografia e Mytaher HaskukaFotografia e Mytaher HaskukaFotografia e Mytaher HaskukaFotografia e Mytaher Haskuka

Më Shumë

Bashkimi dhe Bora përballen sot në Prizren

Në kuadër të Superligës në basketboll sot më 9 prill do të zhvillohet një përballje interesante ku Bashkimi do të përballet me Borën. Ndeshja do...

Ylli e nis me fitore në Play-Off

Golden Eagle Ylli e ka nisur me fitore fazën e “play-off”-it në Superliga e Kosovës në basketboll, duke mposhtur Pejën me rezultat 93:82, raporton...

Lajmet e Fundit