Malishevë: Poston foto me armë në rrjete sociale, policia inicion rast ndaj të dyshuarit

Në Malishevë të hënën dy të dyshuar meshkuj kosovarë, janë ftuar në stacion policor për shkak se njëri prej tyre në rrjete sociale kishte publikuar një foto me një pistoletë në dorë, transmeton PrizrenPress.

Policia njofton se i dyshuari ka deklaruar se në një aheng familjar me atë armë kishte shkrepur disa fishekë e cila është e xhaxhait të tij.

Nga i dyshuari është sekuestruar pistoleta e cila dyshohet se ishte përdorë në rast.

Në konsultim me prokurorin lënda e rastit procedohet në procedurë të rregullt./PrizrenPress.com

Më Shumë

Sot Çekia-Kosova: Dardanët synojnë rezultat pozitiv

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sot në Pragë luan kundër Çekisë, në një ndeshje miqësore. Çekët dhe Dardanët do të përballen në Epet Arena, në...

“Oldtimer-ët” në Prizren – Makina “arkaike” në qytetin e vjetër

Qytetit të vjetër të Prizrenit i është shtuar një atmosferë e veçantë me ekspozimin e makinave të vjetra, të njohura si “oldtimer”. Në sheshin “Shadërvan”...

Lajmet e Fundit