8.4 C
Prizren
E diel, 3 Maj, 2026

Qeveria kërkon përshpejtimin e procesit për tërheqjen e 10 për qind të kontributeve nga Trusti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga Banka Qendrore e Kosovës dhe TRUST-i që të përshpejtojnë nismën që qytetarëve t’u mundësohet tërheqje e dhjetë për qind të kursimeve të tyre nga Fondi i Kursimeve Pensionale.

Sipas njoftimit nga Qeveria, kërkesën Hoti e ka bërë të mërkurën në një takim me guvernatorin e BQK-së, Fehmi Mehmeti, drejtuesit e Trustit dhe ministren e Financave, Hykmete Bajrami. Në njoftim thuhet se kjo kërkesë bëhet me qëllim të “zbutjes së pasojave në ekonominë familjare si pasojë e krizës së shkaktuar nga pandemia Covid 19”.

“Me këtë rast, kryeministri Hoti kërkoi përshpejtimin e këtij procesi, duke theksuar se është shumë e rëndësishme që qytetarët ta kuptojnë se mundësia për ta tërhequr 10-përqindëshin e kursimeve të tyre nuk është politikë sociale, sepse për këtë ne si qeveri kemi pako të tjera, por është pjesë e vullnetit dhe e vendosmërisë sonë për t’u ndihmuar qytetarëve tanë, në mënyrë që ata ta përballojnë sa më lehtë gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë Covid 19”, thuhet në njoftim.

Po ashtu theksohet se BQK-ja dhe Trusti janë zotuar se do të intensifikojnë punën për të lehtësuar këtë proces, “duke u krijuar qytetarëve qasje më të lehtë në të dhënat e tyre dhe në shtjellimin e ecurisë së tërheqjes së mjeteve të tyre personale, pas ndryshimeve të nevojshme ligjore”.

Më Shumë

Shiten 5 banesa në Prizren – pagesë me këste

Shfrytëzoni mundësinë unike për të blerë shtëpinë tuaj me plane fleksibël pagese. Ofrojmë 2 banesa në zonën moderne "Prizreni i Ri" dhe 3 banesa në...

Ministria pezullon aktivitetet në Kalanë e Prizrenit, disa zona shpallen të rrezikshme

Ministria e Kulturës dhe Turizmit bën të ditur se, disa zona të monumentit Kalaja e Prizrenit do të mbyllen përkohësisht për vizitorët, për shkak...

Lajmet e Fundit