10.3 C
Prizren
E martë, 21 Prill, 2026

Viti i ri shkollor mund të vazhdojë online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj, paralajmëron se viti i ri shkollor mund të vazhdojë online, për shkak të situatës me pandeminë.

Këtë e tha gjatë vizitës sot në Deçan, ku u prit nga kryetari Bashkim Ramosaj.

“Jemi duke i evidentuar të metat e këtij procesi dhe brenda mundësive për ta përmirësuar gjendjen. Jemi duke punuar shumë për menaxhimin e situatës me COVID, jemi duke u përgatitur për planin B që nënkupton që ndoshta në shtator do të detyrohemi me fillua mësimin në distancë apo mësimin online dhe për këtë kemi bërë edhe plane konkrete. Si Ministri e Arsimit kemi ndarë një paketë rreth 1 milionë euro për blerjen e teknologjisë informative”, tha Likaj, raporton ksp.

Ministri i Arsimit tha se prioritet kanë edhe gjithëpërfshirjen në arsimin parashkollor.

Kurse, kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj u shpreh se si komunë synojnë të jenë shembull për shkollat tjerë në Kosovë.

“Objektiv dhe synim i joni do të jetë që të jemi shembull në Kosovë dhe kjo në rast se shohin si proces edhe po ndodh. Kemi punuar shumë në infrastrukturë dhe jemi duke punuar edhe në segmente tjera po besojmë që prej këtij viti do të kemi në funksion garën që e kemi përcaktuar bashkë se cila shkollë do të dal më e mira, qoftë në cilësi, siguri, ambient”, tha ai.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ramë Likaj pas Deçanit një vizitë punë e ka vazhduar edhe në komunën e Gjakovës.

Më Shumë

Malisheva pret Ballkanin, debuton “Profesori”

Malisheva do të jetë nikoqire e Ballkanit në kuadër të javës së 29-të të Albi Mall Superligës së Kosovës, në një përballje me peshë...

Blenita Krasniqi zgjidhet kryetare e Aleancës së të Rinjve të Kosovës në Rahovec

Në një atmosferë entuziaste dhe demokratike, është mbajtur kuvendi zgjedhor i Aleancës së të Rinjve të Kosovës, dega në Rahovec, me pjesëmarrje të gjerë...

Lajmet e Fundit