Në Prizren arrestohen dy të dyshuar për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës bën të ditur se ka arrestuar në Prizren dy persona të dyshuar për marrje me prostitucion, transmeton portali “PrizrenPress”.

Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:00.

“Janë arrestuar një mashkull dhe një femër, që të dytë kosovar/e, nën dyshimin e bazuar se kanë kryer veprën në fjalë”, thuhet në njoftim.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se me vendim të gjykatës, të dyshuarit janë liruar./PrizrenPress.com

Më Shumë

Liria e Prizrenit konfirmon vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi

Liria e Prizrenit  ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me trajnerin Ismet Munishi, i cili do ta udhëheqë skuadrën edhe për tre vitet e ardhshme. Në...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit