Juventusi ndryshon ngjyrën e fanellës së dytë për sezonin e ardhshëm

Me përfundimin e sezonit aktual, tani fillojnë të zbulohen edhe uniformat e ekipeve për sezonin e ardhshëm, kjo edhe për faktin se duhet të dalin në treg sa më shpejt, në mënyrë që klubet të kenë mundësi të fitojnë sa më shumë.

Pikërisht mbrëmjen e djeshme është zbuluar edhe bluza e dytë e Juventusit, që skuadra do të mbajë për sezonin tjetër.

“Zonja e Vjetër” e ka ndryshuar përsëri ngjyrën, teksa bluza do të jetë blu e errët.

Image

Gjithashtu ajo që bie në sy është jaka, por edhe mëngët, të cilat në fund shoqërohen edhe me ngjyrat e çrregullta bardhezi.

FOTO/ Juventusi ndryshon ngjyrën e fanellës së dytë, shiheni si do jetë për sezonin e ardhshëm

Më Shumë

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Në Prizren promovohet monografia për jetën dhe veprën e piktorit Hamdi Bardhi

Në Prizren është promovuar monografia kushtuar jetës dhe veprës së piktorit të njohur Hamdi Bardhi, një prej artistëve më të rëndësishëm që ka lënë...

Lajmet e Fundit