Ditëve në vazhdim pritet të ketë rritje më të theksuar të çmimit të derivateve

Çmimet e derivateve dita-ditës po shënojnë rritje.

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani thotë se qytetarët tanë janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, përjashtim Maqedonia e Veriut.

“Për momentin çmimet tek ne sillen përafërsisht, Diesel 0,91 cent, Benzina 0,92 cent. Shqipëri -Diesel 1,35 cent, kurse Benzina 1,36 cent”, ka thënë Berjani.

“Çmimet kanë lëvizje të mëdha me shumicë, ndërsa me pakisë nuk ka lëvizje të lehtë. Qytetarët e Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion përveç Maqedonisë Veriore e cila e ka akcizen për 0.22 cent më ulët”, shtoi tutje ai.

Berjani bën me dije se ditëve në vijim pritet të ketë rritje më të theksuar të çmimeve.

“Për momentin çmimet janë këto, porse ditëve në vijim pritet të ketë rritje të çmimeve. Rritjen e çmimeve e dikton Berza dhe organizata prodhuese OPEC. Dihet organizata prodhuese ka reduktu prodhimin dhe automatikisht kemi rritje në tregjet botërore dhe kjo reflekton edhe në Kosovë”, shtoi tutje ai.

“Gjithmonë thuhet se naftëtarët më shpejt i rrisin çmimet më ngadalë i ulin, këtë e imponojnë stoqet të cilat kanë çmime më të lartë”, vlerësoi ai./IndeksOnline/

Më Shumë

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Lajmet e Fundit