Kuvendi me 67 vota pro e miraton rishikimin e buxhetit

Me 67 vota për ka kaluar në Kuvend të Kosovës miratimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020

Pro Projektligjit nr.07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020 kanë votuar 67 deputetë, derisa një ka abstenuar.

Lëvizja Vetëvendosje është shprehur kundër votimit të këtij ligji, nën arsyetimin se janë miliona euro për të cilat nuk specifikohet se ku do të harxhohen.

“Kuvendi miratoi në parim ligjin për ndarje buxhetore. Kërkohet nga komisioni që në afatin e paraparë të shqyrtojnë projektligjin dhe kuvendit të ia përcjellin raportin me rekomandime”, tha kryeparlamentarja Vjosa Osmani pas votimit.

Pas votimit të deputetëve ka reaguar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.

Përmes një shkrimi në Facebook ai ka falënderuar deputetët që votuan pro. /GazetaExpress/

 

Më Shumë

Nën kërcënimin e armës hajnat grabisin dy të moshuar në Malishevë

Një rast i vjedhjes grabitqare ka ndodhur të mërkurën në fshatin Rudë të Malishevës. Sipas njoftimit të policisë, dy hajdutë dyshohen se kanë hyrë në...

QRTK në Prizren dhe DKRS në Malishevë thellojnë bashkëpunimin për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore

Në vijim të angazhimeve institucionale për mbrojtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren zhvilloi një takim pune me...

Lajmet e Fundit