Gjendet një bombë dore në Sllapuzhan të Suharekës

Dje rreth orës 9:10, në fshatin Sllapuzhan të Suharekës, një person ka njoftuar se përderisa ishte duke shkuar për peshkim, buzë lumit kishte hasur në një mjet shpërthyes, transmeton PrizrenPress.

Policia bën të ditur se mjeti shpërthyes është një bombë dore.

“Dëshmitari mashkull kosovar ka raportuar se derisa kishte qenë duke shkuar për peshkim buzë lumit kishte hasur në një mjet shpërthyes – bombë dore. Njësiti policor e ka bërë sigurimin e mjetit të dyshuar, ndërsa njësiti EOD i FSK-së në mënyrë të sigurt e ka bërë shpërthimin e tij”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Taulant Pireci rikthehet te FC Prizreni

FC Prizreni ka zyrtarizuar rikthimin e futbollistit prizrenas Taulant Pireci, i cili sërish i bashkohet familjes bardhë e kaltër si pjesë e projektit të...

Aksidenti mes 3 veturave, 7 të lënduar në fshatin Rogovë

Shtatë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes tre veturave që ndodhi sot në magjistralen Gjakovë–Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për Klankosova.tv zëdhënësja...

Lajmet e Fundit