51 vjet më parë njeriu zbriti në Hënë

Ishte një kohë kur ende kishte ëndrra ku (pothuajse) çdo gjë dukej e mundur, shkruan gazeta gjermane “Rheinpfalz” në një artikull kushtuar zbritjes së parë të njeriut në Hënë.

“Besimi në përparimin teknologjik ishte pothuajse i patundur në vitet ‘60 të shekullit të kaluar. Por, një ëndërr u bë e vërtetë kur Neil Armstrong vendosi këmbë në sipërfaqen e Hënës më 20 korrik 1969”, shton ajo.

“Ky ishte më shumë se kulmi i përpjekjeve të pabesueshme të inxhinierëve dhe shkencëtarëve, që u arrit me një teknologji që sot duket e vjetërsuar”, thekson ajo.

Njerëzimi në fakt dukej i aftë për të kapërcyer barrierat e hapësirës dhe kohës.

Misioni “Apollo 11” është shndërruar sot në simbolin e një epoke të re drejt hapësirës, ku protagonistë të rinj po sfidojnë njëri-tjetrin në një garë që synon kthimin në Hënë në një rutinë duke e shndërruar këtë satelit të vogël në një bazë kërkimore për eksplorimin e sistemit diellor duke filluar nga planeti Mars./kp/

Më Shumë

Përleshje fatale në Dragash – një i vdekur, i dyshuari në arrati

Në fshatin Zlipotok të komunës së Dragashit është raportuar një rast i rëndë, ku fillimisht ka ndodhur një rrahje mes disa personave. Sipas informacioneve zyrtare,...

Rrokulliset kamioni në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një kamion i ngarkuar me zhavorr është vetaksidentuar sot, rreth orës 09:20, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Malishevë–Prishtinë, në kilometrin 58. Lajmin për Telegrafin...

Lajmet e Fundit