14.9 C
Prizren
E shtunë, 11 Prill, 2026

Suhareka përgatitet në rast përkeqësimi të gjendjes me Coronavirus

Kjo është vetëm njëra nga dhomat që është përgatitur në objektin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Suharekë me rreth 20 shtretër, të dedikuar vetëm për trajtim të personave me COVID-19.

Ani pse numri i të infektuarve me koronavirus në këtë komunë është rreth 20, stafi mjekësor në bashkëpunim me komunën po parapërgatiten në rast se numri i pacientëve shtohet, raporton KOHA.

Mjeku Bujar Bajselmani thotë se deri më tash të gjitha rastet me gjendje më të përkeqësuar shëndetësore dërgohen në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Komuna e Suharekës, që nga marsi e deri tani kishte mbi 80 raste të konfirmuara me koronavirus, prej tyre mbi 50 janë shëruar.

Kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, tha se përgatitja e dhomave po bëhet për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të kësaj komune, por edhe Prizrenit në rast të nevojës.

Në Komunën e Suharekës që nga paraqitja e pandemisë kanë vdekur 2 persona, ndërkaq shumica nga të infektuarit janë në vetizolim.

Më Shumë

Totaj uron Ditën Ndërkombëtare të Romëve, thekson përkushtimin për integrim

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar sot komunitetin rom me rastin e 8 Prillit – Ditës Ndërkombëtare të Romëve, duke vlerësuar...

Totaj uron Pashkët për besimtarët katolikë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë katolike me rastin e festës së Pashkëve. “Gëzuar Pashkët të gjithë...

Lajmet e Fundit