Vendim i ri për të gjithë bashkatdhetarët që kthehen në Gjermani nga Kosova

Ministrat e Shëndetësisë të krahinave federale gjermane planifikojnë të vendosin testim të detyrueshëm të koronavirusit për udhëtarët që kthehen nga vendet me numër të madh të të infektuarve.

Për këto nevoja në aeroporte do të vendosen qendra për testim. Personat e kthyer nga vendet me rrezik që arrijnë në rrugë tokësore do të duhet të testohen menjëherë pas arritjes në vendin e qëndrimit.

Masa vendoset me qëllim të shmanget karantina dyjavore për të posakthyerit nga zonat me rrezik. Testimi do të jetë i detyrueshëm dhe falas.

Marrëveshja joformale e arritur dje duhet të vërtetohet në konferencën e nesërme pas marrëveshjeve me institucionet lokale për shëndet publik ta cilat do ta organizojnë testimin.

Gjermania nga shtetet e Evropës si me rrezik krahas Rusisë dhe Ukrainës i numëron edhe BeH, Malin e Zi, Shqipërinë dhe Kosovën. Në listën e shteteve anëtare me rrezik në BE gjendet vetëm Luksemburgu. /KP

Më Shumë

Martohet Blerando

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 2, Blerando, i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partneren e tij Albulena Krasniqi,...

Zbulohen dhe largohen dy lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar se gjatë kësaj jave, në kuadër të kontrolleve në terren, ekipet e saj kanë identifikuar dhe larguar dy lidhje...

Lajmet e Fundit