11.9 C
Prizren
E diel, 10 Maj, 2026

Fenerbahce ia tregon Jose Mourinhos çmimin e Vedat Muriqit

Gazeta turke “Sabah” raporton se Fenerbahce po kërkon të shesë sulmuesin e tyre kosovar Vedat Muriqi, me Tottenham Hotspur që thuhet se është i interesuar për shërbimet e tij.

Sulmuesi kosovar ka treguar formë mbresëlënëse në sezonin e tij të parë te gjigantët turq dhe kjo thuhet se ka rritur interesin e klubit nga Veriu i Londrës.

“Sabah” pretendon se përveç Tottenhamit për Muriqin janë interesuar klubet e Serisë A Napoli dhe Lazio. Skuadra turke shpreson që ta shesë 26-vjeçarin për një ofertë sa më të lartë.

Merkatoja e Fenerbahces për sezonin e ardhshëm do të varet nga shitja e Muriqit, pasi “Kanarinat e Verdha” janë në mbikëqyrje të rreptë nga UEFA për shkak të rregullave të “Fair Play-t Financiar”.

Raportohet se klubi turk e vlerëson Muriqin rreth 20 milionë euro dhe do të pranojë çdo ofertë nga klubet e interesuara nëse e përmbushin këtë kërkesë.

Muriqi ka shënuar 15 gola në Superligë për Fenerbahcen këtë sezon dhe ai është nën kontratë në “Ulker Stadium” deri në qershor 2023.

Më Shumë

Albin Kurti i propozuari i VV-së për kryeministër

Albin Kurti është propozuar për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje për zgjedhjet e 7 qershorit. Kjo u bë e ditur në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm...

Feronikeli ’74 triumfon në Prizren me tre gola

Feronikeli '74 ka shënuar fitore të pastër 0-3 në transfertë ndaj Prizrenit në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Mysafirët kaluan në epërsi në minutën...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit