Theret me thikë një person në Prizren, policia po heton rastin

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën është raportuar se një viktimë mashkull kosovar është dërguar në emergjencën e Prizrenit i lënduar nga mjeti i mprehtë thikë, transmeton PrizrenPress.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se rasti ka ndodhur në Prizren, të dielën rreth orës 22:00.

Sipas mjekëve viktima është jashtë rrezikut për jetë.

Policia ka bërë të ditur se ende nuk është identifikuar ndonjë person i dyshuar, ndërkaq rasti është duke u hetuar./PrizrenPress.com

Më Shumë

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit