15.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Kthimi i mergimtarit në Atdhe

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Gjetani u arratis nga qyteza e Bardhanjetit qysh në vitet ’80-ta, ngase pushtuesi jugosllavë-serbë nuk i la derë tjetër, por, Nëna dhe motra Gjelinë kishin insistuar që të largohej gjithsesi nga vatra familjare e Atdheu përkohësisht, derisa të qetësohej paksa situata, me që ai ishte përfshi në Lëvizjen e Rezistencës Kombëtare.

Ai më vete mori në Boston të Amerikës fjalën e urtë shqiptare: “Atdheu mbi të gjitha!” Toka e mbarshqiptarëve Shqipëria Natyrale kjo fjalë admirimi e dashurie që buron si flakë shpirti, që përvëlon malli i pashuar zemren e secilit mergimtar.

Ësht ajo zemra e zhuritur nga dashuria që ndjejnte për vendlindjen e tij, aty ku së pari e kanë ngrohur rrezet e arta të Diellit, aty ku hëna ka ndriquar errësirën e dheut të Shqipëri-Kosovës, aty ku ka dëgjuar ninullat në djepin ku është përkundur, aty ku ka dëgjuar tingullin e lahutës, çiftelisë, fyellin e bariut, aty ku ka bërë muhabetet me nënën, dhe motrën, aty ku ka mësuar së pari gjuhën amtare, aty ku i ka marrë mësimet e dijeve të para shkollore e universitare, ai si mërgimtar larg atdheut i kujtojë i mbajti, çdo ditë në zemër, me shpresë se nesër do kthehet përgjithnji në Atdhe.

Pas 17 vitesh, një natë vjeshte erdhin ga mergimi dhe hyri në vatrëne tij familjare. E ëma po fërkonte sytë në shkallë, nuk po u besonte syve të saj se në shtëpi i kishte ardhur Gjetan Kanabardhi. E me afshe zemre e mallengjimi ju drejtua: -Gjetan bir! Gjetan biri i nënës mire se të ka pru i lumi Zotë! Dhe ju hodh në përqafim të birit. -E lumja unë, më në fund nga gurbeti i mallkuar më erdhi Gjetani. Pak ditë para se të vinte nga mergimi në shtëpi, ndonjë smirzij hafije i pushtetit serbë nga Amerika kishin njoftuar komandantin e Milicisë së Bardhanjetit, Draganin, se Gjetani ishte kthyer nga mergimi në shtëpi! Pasi ishin çmallur nënë e bir, kishte pyetur, -ku është motra nënë? -Ku është Gjelina? Në këtë shtëpi paske mbetur vetëm nënë! Në çast një ndjenjë e keqe e kishte pushtuar, dhe u tërbua, njëkohësisht pa të ëmën sa të gëzuar, e sa të trishtuar…

-Motra është martuar more bir, e ke me nder e erz, për këtë mos dysho fare! Ky ishte fati i saj i paracaktuar nga Zoti ynë! Dragan serbi erdhi për të arrestuar ty, pasi nuk të gjeti askund në shtëpi e gjeti Gjelinën te pusi. Në vend tëndin moren atë më vete. Gjetan Kanabardhi edhe më shumë u tërbua.

Prandaj e bënte ligjin serbi këtu! -Ah, ç’të paska gjetur motër! Me litar në qafë e më kokën ulur. -Fisi ynë Kanabardhë është prerë e grirë për gati një shekull me serbin… si su kujtove motër? -Mirë motër na paska ndodhur zezdita, qenke bërë serbkinje! Nga tërbimi ai nuk dinte çfarë fliste. Edhe pse e ëma nuke kishte përfunduar fjalën.

-Ah, motër, të tjetersoj serbi është më keq se e vdekur!

Po ti more bir, më dëgjo deri në fund, -kur të thashë është martuar, me nder e erz, ajo nuk është martuar me serbin, por, ajo në Stacionin e Policisë së Bardhanjetit, therri me thikë për vdekje Draganin komandantin e Mililicisë, dhe e vranë me breshri plumbash kriminelët serbë, mu ashtu si e vranë në burg babain tuaj, që unë ju rrita jetim me shumë mund more bir! Atë e vrau hasmi i vatanit, serbin e kishim mbi kokë dhe vatanin të lidhur me hekura, dhe lëshoi një ofshamë dhimbje e mallkimi Nëna.

Titoja, Rankoviqi, Millosheviqi dhe hafijet shqipfoles, Ali Shukrit e Sinan Hasanët, i burgosën, i turturuan, i vranë e masakruan njerëzit progresistë të qëndresës shqiptare, dhe u dhanë pushtet njerëzve servile e të keqinjë. Ky pushtues i egër e barbar u dha krah hafijeve, dhe u dha flakë shtëpive shqiptare dhe shpresonte të shkatërronte rezistencën tonë kombëtare.

Ai tani e ndjeu vetën të çliruar dhe i ranë dy pika loti në tokë, e admiroi trimërin heroike të motrës, ju duk se ajo kishte ndjekur heroizmin e Norës së Kelmendit e cila vrau me kurqele (një lloj thike që e mbajnë vajzat shqiptare për ta ruajtur nderin) në çadrën e tij Vuçe pashën, komandantin më dinak të sulltanit. Ai e kishte ndier se pushtuesit serb po i vjen fundi, dhe u betua në flamur në diell e në tokë, se do të ishte përkrah trimave të lirisë për ta çliruar tokën shqiptare nga bisha pushtuese jugosllave-serbe, dhe se do te hakmerrej për motren Gjelinë.

Më Shumë

Vetëm 12 minuta lojë, Vedat Muriqi realizon gol ndaj Cadizit

Vedat Muriqi ka vazhduar shkëlqimin në La Liga, teksa ka realizuar gol në sfidën Cadiz – Mallorca. Vetëm 12 minuta iu deshën sulmuesit kosovar për...

Zhdukja e polices në Rahovec, ish-koloneli: Kolegët janë duke punuar sistematikisht për gjetjen e saj

Një zyrtare policore është raportuar e zhdukur në komunën e Rahovecit, nga dita e diele. Në lidhje me si trajtohen zhdukjet ka folur ish-koloneli i...

Moti sot me shi

Gabimi i Noes

Lajmet e Fundit