9.7 C
Prizren
E diel, 29 Mars, 2026

Kontrolle të shtuara të policisë në Prizren për parandalimin e COVID-19

Një varg masash janë ndërmarrë nga ana e policisë në Prizren pas aksionit i cili është zhvilluar mbrëmë në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Policia ka njoftuar se Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, Inspektoret Komunal dhe Inspektorët Sanitar nga AVUK-u, kanë ndërmarrë një operacion dhe veprime në qendrat tregtare dhe në sheshet kryesore në Prizren.

Tutje në njoftim thuhet se gjatë kryerjes së detyrës zyrtare janë gjetur parregullsi, në kuadër të të cilave janë mbyllur gjashtë lokale afariste, 65 lokale janë kontrolluar, janë hapur dy raste për vepra penale, gjashtë fletëparaqitje për gjykatë për kundërvajtje, dhe 225 fletëparaqitje për mos mbajte të maskës.

“Gjatë zhvillimit të këtij operacioni gjithçka ka shkuar në rregull, dhe njëkohësisht ju informojnë se aktivitetet të tilla do të jenë të përditshme përderisa situata me “Covid 19” të ndryshojë dhe policia rajonale në Prizren do të jetë në zbatim të plotë të vendimeve të qeverisë”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar opinionin publik se në kuadër të veprimeve hetimore dhe në bashkëpunim me organet e rendit, janë ndërmarrë masa...

Bashkimi synon finalen para publikut vendas

Bashkimi dhe Prishtina përballen sonte në ndeshjen e tretë të gjysmëfinales së Play-offit në Superligën e Femrave, raporton PrizrenPress. Takimi zhvillohet në Palestrën Sportive “Sezai...

Lajmet e Fundit