“Jetimat e Ballkanit” shpërndanë 300 pako me mish në Malishevë

Shoqata Bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, sot ka shpërndarë 300 pako me mish për 300 familje në nevojë, në Komunën e Malishevës. Shpërndarja e mishit është bërë përmes kryetarëve të fshatrave, për familjet në nevojë, për secilin fshat. Mishi i shpërndarë është i kurbanëve të dhuruar për shoqatën.

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka falënderuar shoqatën bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, për këtë shpërndarje, për familjet që kanë nevojë, sidomos në këtë kohë të krizës që jemi duke kaluar si pasojë e pandemisë.

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, e cila drejtohet nga humanisti, Halil Kastrati, në vazhdimësi i ka përkrahur familjet në nevojë në Komunën e Malishevës.

Më Shumë

PDK në Prizren nis fushatën me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Landovicë

Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka nisur sot fushatën për zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit me homazhe te Varrezat e Dëshmorëve të UÇK-së...

Kurti zhvilloi vizita dhe takime në Prizren

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti  ka qëndruar  në Prizren. Ai, së bashku me kandidatët për deputetë ka zhvilluar një sërë takimesh dhe...

Lajmet e Fundit