Gasperini karikon Atalantën: Me PSG-në do kualifikohemi, e gjithë Italia bën tifo për ne

Atalanta luan nesër ndeshjen ndaj PSG-së në Champions. Kjo mund të jetë ndoshta sfida më e rëndësishme në historinë 112-vjeçare të klubit italian. Por tifozët shpresojnë në një kualifikim historik.

Trajneri i Atalantës, Xhan Piero Gasperini, ka folur në konferencën për shtyp.

Gasperini karikon Atalantën: Me PSG-në do kualifikohemi, e gjithë Italia bën tifo për ne

“Nuk kemi luajtur kurrë më parë në një stadium kaq të jashtëzakonshëm. Mëkat që nuk do ketë tifozë. Mendonim se Juventusi do kualifikohej, por kemi mbetur vetëm ne skuadër italiane në Champions. PSG është një skuadër e madhe që dominon prej vitesh në Francë. Ne kemi shumë besim se do të kualifikohemi. Di që nuk luan Di Maria pasi është i pezulluar. Kënaqësia është e madhe që po luajmë në këto nivele, por ne duhet të jemi të përqendruar vetëm tek kjo ndeshje.

Ne do të jemi pak a shumë si kombëtarja, e gjithë Italia do bëjë tifo për ne. Uroj të bëjmë mirë dhe shpresoj të na shtyhen pushimet”, përfundoi Gasperini.

Më Shumë

QRTK Prizren forcon koordinimin me Rahovecin për trashëgiminë kulturore

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, ka zhvilluar një takim me drejtorin për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën...

PDK në Prizren mban takim mobilizues në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit

Dega e Partia Demokratike e Kosovës në Prizren ka mbajtur një takim mobilizues me struktura të partisë, aktivistë dhe kandidatë për deputetë. Kryetari i degës...

Lajmet e Fundit