4.4 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

“DokuFest” në mesin e festivaleve më “cool” të këtij viti

“Se çfarë e bën dikë ‘cool’, është gati e pamundur për ta artikuluar”, ka shkruar stafi i revistës së njohur amerikane dedikuar artit dhe kulturës, “MovieMaker”. Kështu ata e nisin artikullin, në të cilin kanë radhitur 25 festivalet e filmit më “cool” të këtij viti. Mirëpo, sipas tyre, njerëzit e kuptojnë që diçka është e mirë kur e shohin atë. E syve të pesë panelistëve, që e kanë përpiluar listën, nuk iu ka ikur festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”. Festivali, i cili edicionin e sivjetmë, të 19-n, është duke e mbajtur online për shkak të pandemisë, është radhitur në vendin e shtatë. “DokuFesti” nisi më 7 gusht dhe përfundon më 25 të këtij muaji.

“Disa kanë bërë në mënyrë të qartë ndryshime të mëdha së fundi për të mirën e të gjithëve. Kjo është gjëja më ‘cool’ që ne mund ta imagjinojmë”, shkruhet në artikull. Sipas përshkrimit, panelistët kanë përfshirë edhe festivalet që janë aranzhuar për në fund të këtij viti dhe festivalet që synojnë të rikthehen me organizime tradicionale.

“’Më i riu në listën tonë ‘cool’ të vitit të shkuar, ‘DokuFest’ përfshihet sërish më 2020. Nëse jeni ‘të varur nga dokumentarët’, atëherë do të bini në dashuri me këtë festival, thotë Bittencourt, duke e përshkruar atë po ashtu edhe si ‘pa hierarki dhe me ekip të mrekullueshëm programor’”, është përshkrimi që i është bërë “DokuFestit”.

Sipas Veton Nurkollarit, drejtor artistik i “DokuFestit”, rangimi i Festivalit në këtë listë është një vërtetim se gjërat e mira dhe ‘cool’ mund të ndodhin edhe në Kosovë.

“Në një vit të rëndë sikur ky, ku organizimi i festivalit qoftë edhe në sferën virtuale ishte një sfidë e posaçme, vlerësimi nga ‘MovieMaker’ dhe sidomos fakti i të qenit i vetmi festival nga Evropa, i cili për dy vjet me radhë është në listën e ‘25 Coolest Film Festivals in the World’, është më se ‘cool’”, ka thënë ai për KOHËN.

Më Shumë

Sulm fizik në fshatin Babindoll të Rahovecit: Tre të arrestuar, viktima dërgohet në spital

Tre persona në fshatin Babindoll të komunës së Rahovecit, dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një person tjetër, duke i shkaktuar lëndime trupore që kanë...

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Lajmet e Fundit