Nis asfaltimi i katër rrugëve në Kërvasari

Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës, sot ka filluar asfaltimi i katër rrugëve në fshatin Kërvasari. Rrugët që po asfaltohen janë tri rrugë brenda lagjeve dhe një rrugë që lidhë fshatrat Kërvasari dhe Kosterrc.

Asfaltimin e rrugëve e ka përcjellë nga afër edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina.

“Sot ka filluar asfaltimi i katër rrugëve në fshatin Kërvasari, të cilat paraprakisht janë hapur dhe përgatitur. Këto katër rrugë kanë një gjatësi prej 1.8 kilometër, ndërsa vizita gjatë asfaltimit, kishte për qëllim inspektimin e cilësisë dhe mënyrës së asfaltimit, si dhe respektimit të kritereve të parapara”, tha Morina.

Asfaltimi i këtyre rrugëve ka rëndësi të madhe për banorët, pasi mundëson lëvizjen e lirë dhe të lehtë për banorët që jetojnë në këto lagje dhe në fshatin Kërvasari./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Edhe lypës, edhe zotni

Prof. Azem Lajqi 1.Në vendin e punës, ka individë që nuk u përgjigjen obligimeve, detyrave dhe përgjegjësive të punës nga e cila paguhen, ndërsa kërkojnë...

Auditori gjen paqartësi në tenderin për blerjen e dy autoambulancave në Prizren

Komuna e Prizrenit kishte zhvilluar një procedurë prokurimi për blerjen e dy autoambulancave me kërkesa të paqarta dhe kundërthënëse në dokumentet e tenderit, duke...

Lajmet e Fundit