Nis rregullimi i tri rrugëve në Burim – përfundon asfaltimi në Fshatin e Ri

Në kuadër të investimeve në rregullimin e infrastrukturës rrugore në fshatrat e Komunës së Malishevës, sot ka filluar hapja dhe rregullimi i tri rrugëve në fshatin Burim, ndërsa në Fshatin e Ri, ka përfunduar asfaltimi i të gjitha rrugëve, duke e kompletuar infrastrukturën rrugore në këtë fshat.

Në fillimin e punimeve në fshatin Burim, ishin të pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Ahmet Morina dhe anëtari i KK të Malishevës, nga ky fshat, Avdi Morina, të cilët janë takuar edhe banorët e lagjeve ku do të rregullohen rrugët, dhe i kanë uruar ata për rrugët e reja.

Po ashtu në Fshatin e Ri, ka përfunduar asfaltimi i të gjitha rrugëve të cilat kishin filluar të rregullohen ditë më parë. Bëhet fjalë për rreth 800 metra rrugë, të cilat janë hapur dhe janë asfaltuar. Këtë fshat gjithashtu e ka vizituar drejtori komunal për urbanizëm, Ahmet Morina, ku ka inspektuar punimet e kryera.

Më Shumë

Bob Dylan feston 85-vjetorin, ikona që ndryshoi historinë e muzikës moderne

Sot shënohet 85-vjetori i lindjes së Bob Dylan, një prej figurave më të rëndësishme të muzikës moderne dhe autor i disa prej këngëve më...

Në Rahovec mbahet dëgjimi publik me gra dhe vajza për buxhetimin gjinor

Komuna e Rahovecit ka mbajtur dëgjim publik me gra dhe vajza lidhur me buxhetimin gjinor, me fokus identifikimin e nevojave dhe prioriteteve të tyre...

Lajmet e Fundit