16.1 C
Prizren
E hënë, 13 Prill, 2026

Burdushi ia sheh hairin Koronavirusit: I parashkruhet lënda për mashtrim

Nuk është prekur nga COVID-19.

Raportin e mjekut për vetizolim, ndërkaq e ka shfrytëzuar për ” t’i ikur drejtësisë”.

Mjekut popullor, Hysri Peqani- Burdushi i është parashkruar aktakuza për mashtrim.

Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prizren, Afërdita Kicaj tha se deri të parashkrimi absolut i lëndës ka ardhur pasi i akuzuari në datën e caktuar të seancës gjyqësore ka qenë në vetizolim.

“Deri të parashkrimi absolut i lëndës ka ardhur me arsyetim se përkundër caktimit që të mbahet seanca gjyqësore në mënyrë të rregullt, e njëjta nuk është mbajtur pasi i akuzuari Hysri Peqani për shkak të pandemisë COVID-19 ka qenë në vetizolim 10 ditor në shtëpi”, tregon Kicaj për “PrizrenPress”.

Gjykata Themelore në Prizren, në vitin 2018, pati dënuar me burg e gjobë Hysri Peçanin, i njohur si Burdushi.

Ai, u dënua me një vit burgim dhe 5 mijë euro gjobë për veprën penale të mashtrimit.

Një vit pas, Gjykata e Apelit, e pati kthyer në rigjykim rastin e tij.

Apeli e kishte marrë këtë vendim pasi kishte konstatuar se nuk është dëgjuar dëshmia e një dëshmitari shumë të rëndësishëm.

Këtë maratonë, Burdushi e ka mbyllur për mrekulli, duke shfrytëzuar situatën e pandemisë COVID-19.

Ai, është vizituar te mjeku Gylxhan Hasani.

Mjeku Hasani, i cili është edhe Shef i Urgjencës në Prizren, për shkak të shenjave të sëmundjes, i ka rekomanduar Burdushit që të vetizolohet në shtëpi për 10 ditë.

“I kemi mbi 100 pacientë të cilët ju kemi rekomanduar që të vetizolohen për të përcjellë gjendjen e tyre shëndetësore, se mos po shfaqin simptoma të Koronavirusit dhe pastaj të vazhdojmë me procedura të tjera mjekësore”, tregon Hasani.

Sipas tij, një rekomandim i tillë i është dhënë edhe pacientit Hysri Peqanit.

“Me Hysri Peqanin kemi vepruar si me çdo pacient tjetër “,tha Hasani për “PrizrenPress”.

Në mungesë të të akuzuarit në seancën e fundit, Gjykata e Prizrenit ndërkaq, ka parashkruar lëndën e Burdushit.

Prokuroria Themelore në Prizren, në vitin 2015, pati ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Hysri Peqani, me arsyetimin se i njëjti, më 20 qershor 2014 deri më 12 gusht 2014 në Prizren, me qellim që t’i fsheh faktet dhe në mënyrë të kundërligjshme të fitojë dobi pasurore për vete apo për personin tjetër, e mashtron dhe e vë nën lajthim personin tjetër dhe me këtë e nxit të dëmtuarin Q.P, duke i thënë se do t’ia shërojë bashkëshorten, e cila vuante nga depresioni, në kompensim të shumës prej 2000 euro.

Me këto veprime, Peqani u akuzua se ka kryer veprën penale të mashtrimit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Shtatë për qind e pagës për shëndetin, “funksionalizimi i plotë i sigurimit shëndetësor deri në pesë vjet”

Pasi Gjykata Kushtetuese e rrëzoi në fillimin e këtij viti, Qeveria e Kosovës e miratoi për së dyti Ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm Shëndetësor...

Hedh mbeturina në hapësirë publike, gjobitet me 200 euro dhe detyrohet t’i pastrojë në Suharekë

Një qytetar është gjobitur me 200 euro pasi ka ndotur hapësirën publike duke hedhur mbeturina, ndërsa është detyruar edhe që t’i largojë ato. Lajmin e...

Lajmet e Fundit