Di Maria: Lisbona vend special për mua, duam Championsin!

Fantazisti i PSG-së, Angel Di Maria, ka folur në prag të sfidës finale kundër Bayern Munchen.

“Lisbona është vend special për karrierën time. Kam qenë i lumtur këtu për 3 vite dhe kam fituar Champions Leaguen me Real Madridin. Ne jemi një hap larg kurorëzimit të një sezoni fantastik. Një hap i vështirë, pasi Bayerni është një skuadër e fortë.

Janë shumë të fortë dhe janë ndërtuar mirë. Bayerni luan finalen e 11 në histori dhe nuk do jetë e lehtë për ne. Kanë futbollistë që kanë fituar kupën e botës. Ne do të japim maksimumin siç kemi bërë deri më tani. E dimë se jemi futbollistë fantastikë dhe e meritojmë të fitojmë Championsin.

“Nëse fitojmë titullin për herë të parë është fantastike. Mendoj se ka ardhur koha që të arrijmë një sukses të tillë”, u shpreh Di Maria.

Më Shumë

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Drilon Krasniqi vazhdon me Drinin e Bardhë edhe për sezonin e ri

KF Drini i Bardhë ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me mesfushorin Drilon Krasniqi edhe për sezonin e ardhshëm. Klubi ka vlerësuar lart kontributin e tij,...

Lajmet e Fundit