Bie borë në gusht pas 60 vitesh (Foto)

Mbi 20 qytete në Brazilin qendror dhe jugor kanë përjetuar këtë të diele temperaturat më të ulëta ndër vite dhe larg të zakonshmes për muajin gusht.

Dëbora ka nisur lehtë prej së premtes, kombinuar me erëra të forta dhe reshje të dendura dëbore, të cilat kanë vijuar pa pushim përgjatë 24 orëve të fundit, ndërsa në plazhin e famshëm të Kopakabanas në Rio, dallgët arritën deri në 3 metra.

Temperaturat, sipas parashikimit meteorologjik, do të qëndrojnë deri në fillim të javës së ardhshme 8 deri në 13 gradë celcius. Këto janë temperaturat më të rralla për Brazilin, edhe për periudhën e dimrit, në 60 vitet e fundit. Temperatura të ulëta dhe përtej të zakonshmes për stinën e verës janë regjistruar ditët e fundit edhe Argjentinë, Kili, Uruguaj, Paraguaj, Bolivi dhe Peru.

Më Shumë

Ndërrimi i vendbanimit të disa votuesve i vetmi problem në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren

Proces normal i votimit është raportuar edhe në shkollën “Motrat Qiriazi” në Prizren. Sipas udhëheqësit të kësaj qendre që ka folur për Klan Kosovën, deri...

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Lajmet e Fundit