13.8 C
Prizren
E enjte, 2 Maj, 2024

Fitoi 5 trofe në 615 minuta, rekord Guinness

Natyrisht që është çështje fati, por gjithsesi, emri i tij është shkruar që nga mbrëmë në librin e rekordeve Guinnes. Alvaro Odriozola doli të jetë vërtet i jashtëzakonshëm, pasi ka fituar 5 trofe këtë vit dhe ka luajtur vetëm 615 minuta në total.

I paguar 30 milionë euro nga Real Madrid te Real Sociedad në verën e vitit 2018, 24-vjeçari spanjoll e mbylli si një hero sezonin 2019-2020. Kjo shpjegohet me bilancin e vitit të tij midis minutave të luajtura (613 në total) dhe trofeve të fituara, kupa që e panë atë aktor jo protagonist nga Spanja në Gjermani.

Si lojtar stoli te Real Madrid (4 paraqitje totale), por jo për këtë arsye pa trofe! Po, sepse në titullin numër 34 blancos është edhe “firma” e tij: falë tri ndeshjeve të luajtura në tërësi (kundër Celta Vigo, Osasuna dhe Granada), përveç 74 minutave në Mallorca para se të huazohej jashtë.

Asgjë tjetër përveç një alternative për Zidane, prania e tij në tribunën e Jeddah në fillim të janarit e rithekson: luhej Superkupa Spanjolle në Arabinë Saudite dhe lojtari u la jashtë me Valencian dhe Atletico Madrid. Megjithatë, mund të shtojë në dhomën e tij edhe trofeun tjetër kombëtar. Dhe kjo nuk është e gjitha…

Huazimi i Odriozola te Bayern Munich u bë zyrtar në 22 janar, një destinacion ku ish Real Sociedad synonte të fitonte më shumë hapësirë. Në realitet, Flick i dhuron atij vetëm 5 paraqitje zyrtare (dy si titullar dhe asnjëherë 90 minuta), megjithë dëmtimin e Pavardit dhe besimin te Kimmich në të djathtë, vetëm sa për të arritur 10 ndeshje në sezon dhe “të fitojë” edhe në Gjermani.

Vitrina e Alvaros u pasurua me Bundesliga, Kupën e Gjermanisë dhe Champions League. Pak rëndësi ka që në Gjermani bilanci ishte 179 minuta gjithsej (me një asist ndaj Leëandoëski kundër Chelseas).

Nga ana tjetër llogaritë bëhen shpejt: 5 trofe në sezon me 613 minuta të luajtura, 1 trofe çdo 122 minuta. Libri i rekordeve Guinness, një burim krenarie për Odriozola, që është i destinuar të kthehet te Real Madrid. Mëkat, pasi mund të kishte fituar edhe dy trofe së shpejti me Bayern, Superkupën e Europës dhe atë të Gjermanisë.

Megjithatë, Odriozola mund ta pasurojë palmaresin e tij dhe të thyejë rekord me Superkupën e Spanjës, pavarësisht se kjo e fundit nuk dihet ende se kur do të luhet, pasi nuk ka një datë.

Më Shumë

Distria e fillon Evropianin me fitore bindëse

Distria Krasniqi e ka filluar me fitore bindëse paraqitjen në Kampionatin Evropian të xhudos në Zagreb. Disitra është bartëse e parë në kategorinë deri 52...

Gjendet një person pa shenja jete në Prizren

Një person është gjetur pa shenja jete të hënën rreth orës 06:40 në fshatin Manastirca, në Prizren. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Lajmet e Fundit