12.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

Shqipëria e para në listën e sugjerimeve për turistët amerikanë

Faqja e njohur “Best Life” ka publikuar 13 destinacionet mahnitëse, ku Shqipëria renditet e para në listë. Destinacionet janë të sugjeruar për turistët amerikanë që mund të vizitohen gjatë sezonit të verës.

Për shkak të masave të rrepta nga Covid-19, udhëtimet në vende të ndryshme të botës  kanë qenë të vështira.  Turistët amerikanë e kanë më të lehtë udhëtimin për Shqipëri sepse në aeroportin “Nënë Tereza” nuk ju kërkohet një test negativ i Covid-19, shkruan “Best Life”.

Klima mesdhetare, plazhet, malet, sitet e shumta arkeologjike të Shqipërisë janë të mahnitshme dhe rekomandohen nga faqja e njohur për t’u vizituar nga turistët. Pas Shqipërisë renditet e dyta Bjellorusia.

Gjithashtu nga vendet e rajonit bëjnë  pjesë Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi ku po ashtu nuk është e nevojshme testi i Covid-19.

Më Shumë

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

Zyrtare: Roma konfirmon se De Rossi do të vazhdojë si trajner në 2024-25

Dan dhe Ryan Friedkin njoftojnë se Daniele de Rossi do të qëndrojë në krye të Roma-s në sezonin 2024-25. Pronarët e Roma-s, Dan dhe Ryan...

Lajmet e Fundit