14 C
Prizren
E diel, 12 Prill, 2026

Takimi vendimtar, Conte-Zhang mbajnë në “tension” edhe Allegrin

Dita e Antonio Conte. Sot trajneri italian do të ulet me presidentin Steven Zhang dhe do të flasë për të ardhmen e tij. Kreu i Interit dëshiron të mos e ndryshojë stafin, pasi edhe në aspektin financiar do të ketë kishte faturë që do të kapte shifrën e 50 milion eurove.

Zhang dëshiron vazhdimin e këtij projekti, por do të duhet të dëgjojë ballë për ballë Conten, i cili është shprehur më parë se disa gjëra nuk i kanë pëlqyer këtë sezon dhe nëse nuk ndryshon situata, ai atëherë është i gatshëm të largohet.

Temë bisedimi sot do të jetë edhe merkatoja, pasi edhe për lëvizjet ka pasur përplasje. Conte dëshiron të dijë se sa është i gatshëm klubi të bëjë përforcime të rëndësishme, si Kante e Dzeko. Në rast se Interi dëshiron të kursejë, atëherë tekniku italian me gjasa largohet direkt.

Takimi i sotëm është shumë i rëndësishëm dhe veç tifozëve të Interit, një sy nga Milano e ka edhe Max Allegri. Në raste se Conte ndahet me zikaltërit, atëherë trajneri do të lërë pushimet dhe do të nisë një eksperiencë të re në krye të Interit.

Më Shumë

Xhiroja e fundit e Superligës: Beteja vendimtare për play-off dhe mbijetesë

Mesjava sjell fundin e sezonit të rregullt në Superliga e Kosovës në basketboll, ku gjithçka do të vendoset në xhiron e fundit: pozitat e...

Nisin “ethet” e play-off-it, Ylli dhe Peja hapin serinë në Suharekë

Sonte starton faza më vendimtare në Superliga e Kosovës në basketboll, me përballjen ndërmjet Golden Eagle Ylli dhe Pejës. Ndeshja zhvillohet në palestrën “13 Qershori”...

Lajmet e Fundit