Oda e Hotelerisë kërkon nga qeveria të hiqen kufizimet për bizneset

Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës (OHTK) ka kërkuar nga qeveria që t’i heqë kufizimet ndaj bizneseve. Kjo odë ka vlerësuar se është zvogëluar numri i të infektuarve dhe se këto biznese nuk kanë qenë shkaktare të Covidit.

OHTK-ja ka kërkuar që të hapen edhe ambientet e mbyllura, si dhe sallat e dasmave, duke iu përmbajtur rregullave të vendosura me ligj.

“Numri i madh i gjobave te këto biznese vë në dyshim punën e inspektoratit, prandaj OHTK-ja kërkon që të sillen konform ligjit aktual që është në fuqi. OHKT-ja përkrah shembullin e Komunës së Prishtinës dhe të Obiliqit që t’i lirojë nga tatimet deri në fund të vitit këto biznese”, është thënë në komunikatën e OHTK-së, duke bërë me dije se nëse nuk merren masa për lirimin nga kufizimet e parapara, do të shqyrtohet mundësia për të marrë masa të tjera.

Më Shumë

Dragashi nis përgatitjet për organizimin e Testit të Arritshmërisë dhe Maturës 2026

Komuna e Dragashit ka mbajtur një takim informues dhe koordinues me administruesit e Testit të Arritshmërisë dhe Testit të Maturës Shtetërore 2026 në shkollat...

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Lajmet e Fundit