7.5 C
Prizren
E shtunë, 21 Mars, 2026

Kryeziu rrëfen për përvojën me Coronavirus

Shumë lojtarë të Zuerichut dhe të Superligës së Zvicrës janë prekur nga koronavirusi në muajt e kaluar. Por emri i vetëm një lojtari të Zuerichut të infektuar me COVID-19 është bërë i ditur. Ai i Mirlind Kryeziut.

Kryeziu është mbrojtës i Përfaqësueses së Kosovës. Për dy ndeshjet e shtatorit është në listën rezervë. Ai së fundi për mediat zvicerane ka folur për përvojën që kishte pas infektimit me COVID-19.

“Ishte e enjte në mëngjes kur e pashë numrin e mjekut në telefon. Mendova, jo tani, do ta thërras më vonë. Kur ai provoi sërish e dita se është urgjente. E hapa telefonin. Atëherë më tha se virusi është gjetur te unë. Ai më sugjeroi që të mos largohem nga shtëpia, që të mos i rrezikoj të tjerët”, ka thënë Kryeziu.

Ai ka treguar se ishte vendim e tij për të bërë të ditur se ishte me COVID-19. 23-vjeçari ende nuk e di se ku është infektuar, apo nëse ishte pacienti zero në qytetin e Zuerichut.

“Departamenti për media i Zuerichut ka shkruar komunikatën dhe më ka pyetur nëse emri im mund të përmendet. Unë thashë: po, pse jo? Unë kam shpresuar se do të jem i vetmi lojtar në ekip me virus. Jam befasuar që më ka prekur, unë kam ndjekur rregullat. Për këtë kam menduar shpesh: ku ka mundur të ndodhë? Nuk kam qenë në lokale apo në klube me shumë njerëz. Por nuk kam zbuluar se ku kam mundur të infektohem. Nuk kam ndonjë ide”, ka shtuar Kryezi

Më Shumë

Policia shqiptoi rreth 1,900 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 896 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 12...

Ndalohet për 48 orë shoferi i veturës që goditi për vdekje 34 vjeçarin në Prizren

Një 34-vjeçar është goditur për vdekje nga një veturë në Prizren. Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit ka bërë të...

Lajmet e Fundit