Vdekje e dyshimtë në Suharekë

Një vdekje e dyshimtë është raportuar në Studençan të Suharekës, të mërkurën në mesditë. Bëhet fjalë për një  të ri i lindur në vitin 2001.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për KOHËN duke thënë se pas hetimeve fillestare dyshohet të ketë qenë vetëvrasje me armë zjarri.

“Sot është hapur një rast ‘vdekje e dyshimtë’. Në ambulancën e qytetit është sjellë nga Studençani një trup i pajetë. Është një mashkull i lindur më 2001. Sipas hetimit fillestar dyshohet se është vetëvrasje me armë zjarri, por hetimet janë duke vazhduar”, ka thënë për KOHËN, Afrim Sylaj, komandant i Policisë në Suharekë

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit