Përfundon dezinsektimi dhe deratizimi në Prizren

Kompania “Zona Park” ka përfunduar procesin e dezinsektimit dhe deratizimit në Prizren.

Kontraktimi ishte bërë nga Komuna.

“Në fund të muajit gusht ka filluar procesi i dezinsektimit dhe deratizimit në qytetin e Prizrenit, si masa parandaluese të infektimit nga insektet e ndryshme e minjtë, dhe si i tillë ai ka përfunduar mbrëmë me dezinsektimin e Parkut të Qytetit”, njofton “Zona Park”.

“Komuna e Prizrenit ka bërë kontraktimin e kompanisë të njohur në këtë fushë, “Zona Park”, e cila në kohë rekord ka bërë dezinsektimin dhe deratizimin e qytetit, zonave periferike dhe kanalizimeve”.

Në procesin e dezinsektimit dhe deratizimit që ka përfunduar mbrëmë si projekt me dezinsektimin e Parkut të Qytetit, kompania “Zona Park” ka bërë me dije se gjithçka ka shkuar sipas planit të paraparë.

“Si rrjedhojë, në kuadër të këtij projekti është bërë deratizimi i ndërtesave kolektive, deratizimi i kanalizimit të qytetit, deratizimi dhe dezinfektimi i strehimoreve, dezinsektimi i Parkut të Qytetit, dezinsektimi i Lumbardhit, dezinsektimi i varrezave dhe disa lokacioneve tjera.

Komuna e Prizrenit dhe kompania “Zona Park” paraprakisht kanë bërë njoftimet për fillimin e këtij procesi, dhe rrjedhimisht kanë njoftuar edhe për përfundimin e secilit veç e veç sipas planit të paraparë në projekt”.

Më Shumë

Në Prizren arrestohet një i kërkuar dhe i dënuar me 1 vit burg për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arritur ta lokalizojë një të dyshuar për “vjedhje të rëndë” e që ishte i dënuar me 1...

Zbulohen 12 kyçje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Prizren

KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A. ka njoftuar se gjatë kësaj jave ekipet e Njësisë së Prizrenit kanë evidentuar dhe trajtuar 12 lidhje të paautorizuara në...

Lajmet e Fundit