Haradinaj në Rahovec kërkon mbështetje për vreshtarët dhe venarët

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka deklaruar se shpreson që Ministria e Bujqësisë do t’i qaset me seriozitet vreshtarëve dhe venarëve të Rahoveci.Kjo pasi sipas tij ata po vazhdojnë të kenë probleme të shumta me shitjen e rrushit dhe venarët me pranimin e tij.

“Ministri Mustafa do ta ketë mbështjetjen e Grupit tonë Parlamentar dhe besoj të të gjithë deputetëve të Parlamentit që të gjejë zgjidhje për këtë rast, sikurse edhe për rastin e qumshtarëve që po përballen me shumë vështirësi”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ministria e Bujqësisë drejtohet nga ministri Besian Mustafa, i cili vjen nga radhët e LDK-së.

 

Më Shumë

Liria me njoftim për tifozët: Sektori lindor i dedikuar për përkrahësit në Klinë

Liria ka dalë me një njoftim zyrtar për tifozët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Dinamos në playoffin e Ligës së Parë të Kosovës. Klubi ka...

Aktakuzë ndaj dy personave për kultivim të kanabisit në Prizren, njëri akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave me inicialet F.G. dhe N.G., nën dyshimin se kanë kultivuar bimë të kanabisit, ndërsa...

Lajmet e Fundit