Flet Lutfi Çollaku që iu sulmua furra në Serbi: S’kam pasë telashe me askënd

Lutfi Çollaku nga Prizreni është pronar i furrës “Banat Çollaku” në qytetin Bela Crkva, një komunë e rajonit të Vojvodinës, që mbrëmë iu sulmua lokali.

Derisa ende nuk dihen motivet e sulmit, nëse ishin ose jo etnike, Çollaku thotë se nuk ka pasë asnjëherë telashe me dikë, njofton Klan Kosova.

Ai për një medium lokal tha se ishte duke punuar edhe në mesnatë kur dëgjoi thyerjen e xhamit në derën e lokalit.

“Sulmi ndodhi derisa isha duke punuar mbrëmë rreth orës 00:30. Ndihem normal dhe nuk kam asnjë telash me dikë. Pas sulmit erdhi policia. Këtu jetoj bashkë me familjen time dhe familjet e të punësuarve të furrës”, ka thënë ai për “Belocrkvanske Novosti”.

Po ashtu, edhe fqinjët e tij thanë se kurrë s’kanë pasë problem me Lutfiun dhe se kanë qenë klientë të rregullt të bukës dhe produkteve të tij.

Ndonëse, në Serbi ka pasë më herët sulme të bizneseve të shqiptarëve, banorët e Bela Crvka, ka thënë se në qytetin e tyre asnjëherë s’ka ndodhur një gjë e tillë.

Më Shumë

Prizreni vazhdon shenjëzimin rrugor, ripërtërihet shtegu i biçikletave në qytet

Drejtori i Shërbimeve Publike, Islam Ukimeri, ka përcjellë nga afër punimet për shenjëzimin horizontal dhe vertikal, të cilat po realizohen sipas planit në gjithë...

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

Lajmet e Fundit