A do të hapet konkursi për pranimin në konvikte, vjen njoftimi nga Qendra e Studentëve

Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës ka njoftuar studentët se ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me hapjen e konkursit për pranim në konvikte shkaku i situatës epidemiologjike në vend.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, QS’ja ka bërë me dije se janë duke i shqyrtuar mundësitë për hapjen e konvikteve dhe se për çdo vendim do të njoftohen studentët.

“Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës njofton të gjithë studentët se ende nuk është marrë ndonjë vendim lidhur me hapjen e konkursit për pranim në konvikte. Kjo si pasojë e zhvillimeve epidemiologjike në vend. Qendra e Studentëve në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetsisë, IKSHPK dhe MASHT-së janë duke i shqyrtuar mundësitë për hapjen e konvikteve për studentet për vitin akademik 2020/2021. Për çdo vendim do te njoftoheni”, thuhet në njoftim.

Më Shumë

Paradoksi i autenticitetit në epokën e konformitetit Eurovision-ist

Nga Robert Aliaj Ka diçka të çuditshme në faktin që një konkurs që shpall veten si kremtim i diversitetit kulturor, prodhon çdo vit një lloj...

Lumnije Rakaj kandidon për deputete nga radhët e PDK-së

Lumnije Rakaj ka njoftuar kandidaturën e saj për deputete të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Partia Demokratike e Kosovës, duke theksuar...

Lajmet e Fundit