Konfirmohet oferta e klubit anglez për Rashicën

Drejtuesit e klubit anglez e duan yllin kosovar në ekip sa më shpejtë dhe për futbollistin e Werder Bremenit i ofrojnë 18 milionë euro

Aston Villa e ka konfirmuar interesimin e saj për Milot Rashicën.

Klubi anglez duket të jetë në “pole-position” për yllin kosovar, shkruan Gazeta Express.

Trajneri i Villas, Dean Smith ka thënë edhe zyrtarisht se e do në ekipin e tij futbollistin ofanziv.

Sipas mediave britanike, klubi nga Birminghami është i gatshëm t’i paguajë 18 milionë euro për përfaqësuesin kosovar.

Ndërkohë, klubi i tij aktual, Werder Bremen nuk heq dorë assesi nga kërkesa e tij prej 20 milionë eurosh.

Edhe shefi i skautëve të Werderit, Clemens Fritz e ka konfirmuar interesimin zyrtar të klubit nga Premierliga për Rashicën.

“Aston Villa ka vënë kontakte me Bremenin, këtë mund t’ua konfirmoj. Për momentin nuk ka diçka konkrete. Ka shumë kërkesa për Milotin. Jemi në bisedime intensive dhe të afërta me menaxhmentin e tij”, ka thënë zyrtari i klubit gjerman.

Për Rashicën flitet se interesim kanë shprehur edhe Leeds United në Angli, Napoli në Itali dhe Leipzigu në Gjermani.

24 vjeçari ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022.

Ai i ka zhvilluar 74 ndeshje në total me ekipin gjerman, duke i realizuar 24 gola dhe i ka dhuruar 14 asistime.

Sezonin e fundit e mbylli me 11 gola e 8 asistime.

Rashica në të kaluarën ka luajtur për Vushtrrinë dhe Vitessen.

Më Shumë

ZKA gjen varg shkeljesh në Prizren: Keqklasifikim milionash, kontrata pa para dhe nënvlerësim të pasurisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka lëshuar një opinion të kualifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Raporti ka...

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Lajmet e Fundit