8.8 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Sindikata ankohet në Kuvend, 75 përqind e policëve në kredi

Kryetarja e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi, para deputetëve në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, ka treguar për disa nga pakënaqësitë që kanë punëtorët e PK-së, raporton Gazeta Express.

Kamberi ka thënë se nga 21 pjesëtarë të Policisë së Kosovës që kanë ndërruar jetë në detyrë, familjarët e tyre marrin nga 270 euro në muaj e kanë nga pesë anëtarë.

“21 pjesëtarë i kemi humbë, paguhen ka 270 euro të gjitha këto familje e i kanë nga pesë anëtarë”, thotë ajo.

Sipas Sindikatës së Policisë, me shpresën se do të përmbushej premtimi për rritje të pagave 75 për qind e punëtorëve kanë hyrë në kredi, megjithatë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“75 përqind të punonjësve policorë kanë hy në kredi duke mendu që kanë me marrë rrogën me rritje, nuk kanë hy kredi për sy e faqe, për shtëpi e banesa për familjarë. Nuk paguhet as puna e festave, as e vikendeve, mbi 6 mijë punëtorë të policisë punojnë në vikende, s’paguhen se Qeveria s’ka pare”, thotë Kamberi.

“Këto janë kërkesat që i kemi ne, uroj që të përmbushen para se të dalim në protesta, sepse pastaj do të ketë edhe kërkesa tjera, janë dy kërkesa që po i kërkojmë nga ju.

Pakoja emergjente dhe shujta, që janë duke i pritur policët. Mos të na anashkalojnë nga shujtat”, ka thënë ajo. /

Më Shumë

Vidhen para, stoli ari në Leshan e Krushë të Vogël

Në dy raste të ndara persona të panjohur kanë vjedhur stoli ari në dy shtëpi të ndryshme. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës...

Prizreni pa pikë në udhëtim, mposhtet nga Dinamo

Prizreni është rikthyer pa pikë nga udhëtimi në Ferizaj, pasi u mposht me rezultat 2-0 nga Dinamo në kuadër të Raiffeisen Liga e Parë. Vendasit kaluan...

Lajmet e Fundit