9.3 C
Prizren
E mërkurë, 22 Janar, 2025

Prizren: “I pasigurt në shtëpi”

Janë bërë më shumë se një vit nga vdekja e nënës së A. H. 

Hatije Dina vdiq në moshën 54-vjeçare në rrethana të dyshimta, të cilat gishtin e fajësisë e çojnë kah bashkëshorti i saj, Ilir Haxhiaj.

Kur A.H. ishte kthyer nga puna, pasditen e 31 majit të vitit të kaluar, nuk e kishte gjetur askënd në shtëpi.

Derisa ishte duke kërkuar nënën, të afërmit i kishin thënë që gjatë ditës kishin dëgjuar zhurma e britma të kenë dalë nga aty.

Por, për të zhurma e britmat ishin normale.

Ai është i bindur se nëna e tij ka vdekur nga plagët që ia ka shkaktuar bashkëshorti i saj, Haxhiaj, të cilin A.H nuk e ka baba biologjik.

Dhe një bindje të tillë e ka paraqitur edhe në dëshminë e tij dhënë para Prokurorisë në Prizren, për çka pret që drejtësia t’ia japë dënimin e merituar.

Por, që nga ajo kohë ai nuk banon në shtëpinë e Ilir Hazirajt, pasi ndihet i kërcënuar, e derisa përkohësisht është duke qëndruar te familjarët, pret që Komuna t’ia ofrojë një vend të sigurt banimi.

Ilir Haxhiaj, nga Prokuroria në Prizren është akuzuar vetëm për veprën penale “lëndim i rëndë trupor’, pavarësisht insistimit të familjes dhe mbrojtjes së viktimës, që duke i marrë parasysh rrethanat e rastit, ai të akuzohet për veprën “Vrasje e rëndë”.

Në aktakuzën e ngritur ndaj tij, thuhet se Haziraj, duke shkuar në një fshat të Suharekës, pas mosmarrëveshjeve që kanë pasur me bashkëshorten e tij, ka ndaluar veturën dhe me forcë e ka nxjerrë jashtë dhe ka filluar ta sulmojë fizikisht duke e grushtuar nëpër të gjitha pjesët e trupit.

Më tutje në aktakuzë shkruan se kur e ndjera është rrëzuar në asfalt, ia kap kokën dhe disa herë e godet për asfalti, ku si rrjedhojë i shkakton lëndime të rënda dhe trauma të shumëfishuara në kokë, gjoks, shpinë e duar, derisa edhe raportet mjekësore kanë konstatuar se ajo ka vdekur dy javë më vonë në QKUK, nga po të njëjtat lëndime.

Në seancën e zhvilluar më 16 shtator, derisa pritej fjala përfundimtare nga palët, gjykimi është shtyrë pas paraqitjes së provave te reja nga ana e Prokurorisë./KTV

Më Shumë

Prizreni vjet ka shënuar rritje të lehtë sa i përket regjistrimit të bizneseve të reja

Numri i bizneseve të reja të regjistruara gjatë vitit 2024 në Komunën e Prizrenit është afër nëntëfish më i madh, krahasuar me numrin e...

Zhduket një vajzë në Rahovec

Një person është raportuar se është zhdukur të hënën rreth orës 14:00 në Rahovec. Sipas njoftimit të policisë, babai ka njoftuar se vajza e tij...

Lajmet e Fundit