6.5 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Policia në Prizren kontrollon makinat bujqësore dhe automjetet pa sinjalizim e drita

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik e sidomos atyre me fatalitet, lëndime trupore dhe dëme materiale si pasojë e parregullsisë së gjendjes teknike të makinave bujqësore dhe lëvizjes së tyre gjatë orëve të mbrëmjes, dhe të njëjtat si shkak i parregullsisë teknike pa sinjalizim dhe drita, policia rajonale në Prizren, konkretisht njësia e komunikacionit rrugor, ka ndërmarrë dhe zhvilluar një plan operativ nga data 12 shtator 2020, duke kontrolluar zonat që konsiderohet si më të rrezikshme e ato janë: Rruga magjistrale Prizren-Gjakovë në aksin rrugor Pirane-Krushë e Vogël; Rruga magjistrale Prizren-Suharekë nga fshati Lubizhdë deri në Suharekë, dhe Suharekë-Mamushë në fshatrat Reshtan-Studenqan.

Sipas njoftimit të policisë në këto rrugë për shkak të zonave bujqësore, ka lëvizje të makinerive dhe mjeteve bujqësore të cilët paraqesin rrezik në komunikacion.

“Gjatë kontrollimit të këtyre mjeteve, policia gjatë kësaj periudhe ka gjetur parregullsi dhe ka shqiptuar dënime për 50 automjete”, thuhet në njoftim.

“Policia do të vazhdojë edhe me tutje me këtë plan operativ, duke pasur si gjithmonë parasysh krijimin e kushteve të sigurta, për pjesëmarrësit në komunikacion, e sidomos mjetet bujqësore që paraqesin rrezik në komunikacion për shkak të gjendjes së tyre jo të rregullt teknike dhe pa drita sinjalizuese”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Ndahet nga jeta arkeologu Luan Koçbashliu

Ministrja e Kulturës dhe Turizmit, Saranda Bogujevci, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të arkeologut të shquar, Luan Koçbashliu. Në telegramin e ngushëllimit drejtuar...

Bashkimi kampion i Ligës Unike për femra

Bashkimi është shpallur kampione e Ligës Unike për femra për edicionin 2026, pasi triumfoi në finalen e madhe ndaj Pejës 03. Finalja u zhvillua në...

Lajmet e Fundit