Ballkani fiton derbin ndaj Feronikelit

Ballkani është treguar skuadër e fortë në duel me Feronikelin, duke e mposhtur me rezultat 3-2, sot në Suharekë, në kuadër të javës së dytë të elitës së futbollit tonë, raporton RTKLive.com.

Skuadra e Ismet Munishit, pas fitores në javën e parë kundër Besës së Pejës, arrin edhe fitoren e dytë në këtë sezon, duke qenë ekip më i mirë së ‘Nikli’, një një ndeshje dramatike, sidomos në finish të kësaj sfidë.

Njeriu i ndeshjes ishte padyshim Mirlind Daku (6’, 24’, 63’), i cili realizoi het-trik në këtë derbi joshëse, kurse, për skuadrën nga Drenasi dygolësh shënoi Marceli (84’, 88’).

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Suhareka siguron rreth 4 milionë euro për ndërtimin e QKMF-së së re

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar se komuna ka siguruar një investim prej rreth 4 milionë eurosh nga Ministria e Shëndetësisë...

Lajmet e Fundit