Lirohet nga burgu ish-pjesëtari i UÇK-së Xhemshit Krasniqi

Ish-pjesëtari i UÇK-së Xhemshit Krasniqi, është liruar të premten nga burgu, pasi një trup gjykues i Gjykatës Themelore të Mitrovicës, i përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtarë, e kishte shpallur fajtor në gusht të vitit 2016 për kryerjen e veprës penale “Krime të luftës kundër popullsisë civile” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Ai ishte arrestuar në fillim të muajit tetor të vitit 2015.

Ish- pjesëtarit të UÇK-së, me rastin e lirimit të tij nga burgu i është bërë një pritje e ngrohtë dhe vëllazërore në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, siç mund të shikoni edhe në foton e bërë publike nga kuvendari i PDK-së, Shkodran Kryeziu./tvprizreni.info/

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Totaj priti kryeshefin e ri të “Hidroregjionit Jugor”

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në një takim njoftues Kryeshefin e ri Ekzekutiv të KRU “Hidroregjioni Jugor”, Bekim Gashi,...

Lajmet e Fundit