10.8 C
Prizren
E hënë, 6 Maj, 2024

Protestojnë transportuesit e Prizrenit (Video)

Operatorët e transportit të udhëtarëve që janë pjesë e shoqatës “Kosova e lirë” të martën kanë shprehur pakënaqësinë rreth moszbatimit të vendimit të Kuvendit të Prizrenit për subvencionimin e tyre me nga 5 mijë euro.

Në pamundësi të organizimit të protestës, ata kanë bërë xhiro me autobusë para ndërtesave komunale.

Nënkryetari i shoqatës “Kosova e Lirë”, Islam Ukimeri, ka theksuar se vendimi i Kuvendit të Komunës së Prizrenit, i datës 2 korrik 2020, nuk po zbatohet njëanshëm nga drejtoria e Ekonomisë, ani pse është obligativ për të.

Sipas tij, vendimi i Kuvendit ka specifikuar numrin e 26 operatorëve për përkrahje me nga 5 mijë euro, ndërsa kanë rezultuar që të jenë 33 operatorë dhe 7 operatorë kanë mbetur në listë të pritjes.

“Prandaj shoqata ‘Kosova e Lirë’ dje ka mbajtur mbledhje me të gjitha kompanitë dhe kërkojnë unanimisht që nga AK që të merret një vendim i ri, që edhe këta 7 operatorë të përkrahen njëjtë si të tjerët, dhe mos të tentohet të ndryshohet vendimi i datës 2 korrik, pasi që kjo përpos që ul vlerën e subvencionimit, shkakton edhe vonesa të mëdha derisa të aprovohet ligjshmëria nga ministria përkatëse”, ka thënë Ukimeri.

Ndërsa drejtoresha e Ekonomisë, Leonora Çerreti, ka theksuar se lidhur me vendimin e kontestuar kanë hasur në vështirësi në aspektin ligjor dhe i njëjti duhet të plotësohet.
“Edhe është e vërtetë që njëherë e kemi marrë një listë, kanë qenë 26 operatorë, më pastaj edhe një listë tjetër dhe kanë dalë edhe 7 apo 8 operatorë që nuk kanë qenë të përfshirë në atë listë. Pastaj kemi pranuar edhe ankesa, sikurse ne edhe asamblesitët, që i diskutuam dje në mbledhjen në Komitet. Kështu që kemi ardhë në përfundim që lista që është votuar në Asamble në korrik nuk ka qenë e definuar, prandaj ka nevojë që ky vendim të plotësohet”, tha ajo.

Kuvendi i Prizrenit në korrik pati miratuar vendimin për subvencionimin e 26 operatorëve të transportit rrugor me nga 5 mijë euro, duke ndarë 130 mijë euro për këtë qëllim.

 

Protestojnë transportuesit – Transportuesit e Prizrenit kërkojnë të përfshihen në listën e subvencioneve

Protestojnë transportuesitTransportuesit e Prizrenit kërkojnë të përfshihen në listën e subvencioneve

Gepostet von RTK am Dienstag, 29. September 2020

Më Shumë

Restaurohet shtëpia tradicionale e shek. XVIII e Adem Aga Gjonit në Prizren

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku ka thënë se njëra prej shtëpive më të bukura në Prizren po i kthehet shkëlqimi. Bëhet fjalë...

Moti sot me diell dhe vranësira

Për të dielën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës pritet të marrin karakter zhvillimi, kryesisht në zona malore...

Moti sot me shi

Lajmet e Fundit