COVID-19 ka depërtuar edhe në shkollat e Suharekës

COVID-19 ka depërtuar edhe në shkollat e Suharekës. Atje deri tash janë testuar 40 mësimdhënës, prej të cilëve pozitivë kanë dalë katër. Ndërkohë, te nxënësit nuk është konfirmuar asnjë rast.

“Tek ne janë testu 40 mësimdhënës. Aktualisht janë katër mësimdhënës që kanë dalë pozitivë. Te nxënësit nuk kemi asnjë rast. Një është dyshuar, por dy herë ka dalë negativë. Asnjë shkollë nuk është mbyllë. Mësuesit që kanë dal pozitivë janë në shtëpi dhe po zëvendësohen nga kolegët”, ka thënë Drejtori për Arsim, Remzi Bajselmani/Express/

Më Shumë

Shkak i një mosmarrëveshjeje, rrihen nënë e bijë në Malishevë

Një nënë dhe vajza e saj janë përfshirë në një rrahje fizike paraditen e djeshme në Malishevë. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, incidenti ka ndodhur...

Komuna e Rahovecit ndan dekoratën “Ukshin Hoti” për Adem Demaçin

Në 83-vjetorin e lindjes së veprimtarit të çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti, Komuna e Rahovecit do të ndajë dekoratën “Ukshin Hoti”. Ceremonia e ndarjes së...

Lajmet e Fundit