Prizreni pritet të vërshohet sot nga shiu

Instituti hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka paralajmëruar se mund të ketë vërshime në regjionin e Prizrenit.

Përmes një postimi në faqen e tyre në Facebook, thuhet se gjatë pasdites së djeshme ku është përcjell me reshje shiu dhe vërshime sot pritet të shkaktohen vërshime, përcjell Gazeta Insajderi.

“Mundësi për vërshime. Reshje lokale të shiut të cilat kanë filluar, gjatë orëve të pasdites së sotme (05/10/2020),  të përcjellura me shkarkime rrufesh, pritet që të vazhdojnë me intensitet më të shtuar dhe nesër datë 06/10/2020, të cilat në disa zona të Kosovës mund të shkaktojnë vërshime të shpejta dhe probleme në zonat urbane”, thuhet në njoftim.

IHK, ka bërë shtuar se “Pritet që intensiteti dhe sasia më e lartë e tyre të jetë në regjionin e Prizrenit”.

Më Shumë

FC Prizreni nis ristrukturim të thellë, fokus i madh te lojtarët vendorë

FC Prizreni ka hyrë në një fazë të re riorganizimi të plotë, duke synuar ndryshime në strukturën e klubit, stafin teknik dhe përbërjen e...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit